Një person në Ferizaj ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshjeje në rrugën “Ramadan Reka”, një i dyshuar e kishte sulmuar fizikisht duke e therur me thikë në këmbë.
Policia njofton se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit, me vendimin e prokurorit u dërgua në qendrën e mbajtjes.