auto danja5 sp15443401201 560x416 - Vildane Jashari një jetë me Kastriotin

Bilanci prej tetë fitoresh e një humbjeje i ka mundësuar Kastriotit të Ferizajt që të dimërojë në pozitën e parë në Superligën e Kosovës për volejbolliste.

Prej më meritoreve për këtë sukses vlerësohet veteranja e lojës së rrjetës, Vildane Jashari. Ajo është trajnere e skuadrës e po ashtu prej lojtareve kryesore, shkruan sot Koha Ditore.

Vildanja, që ka dekada në sportin e volejbollit, po udhëheq edhe politikën e re të Kastriotit, që për synim nuk i ka vetëm sukseset e klubit.

“Ka gati katër vjet që ekipi nuk ka pasur përforcime nga jashtë, por është fokusuar te lojtaret e reja vendore. Ato tashmë kanë bërë përvojë dhe pas punës që është bërë ka qenë e pritur që Kastrioti të jetë pretendent për titull. Jemi të përkushtuar që të vazhdojmë vetëm me lojtare vendore, pasi Kosova tashmë është pjesë e garave ndërkombëtare dhe të gjitha klubet e kemi obligim të punojmë që t’i furnizojmë përfaqësueset me lojtarë”, ka thënë Vildane Jashari në një bisedë për gazetën.

Te Kastrioti në ndeshjen e fundit kampionale ka debutuar 14-vjeçarja Yllka Jashari, që është talentja e radhës që e fiton rastin në nivelin e të rriturave…


www.foxshop-ks.com