rrahja 696x3651 560x365 - Pas atij që rrahu gruan për çaj, ferizajasi tjetër bën për spital gruan

Dje u raportua për një rast dhune në familje ku një qytetar i Ferizajit kishte rrahur gruan se nuk i kishte shërbyer çajin me kohë.

Ndaj tij u ngrit aktakuzë dhe Prokuroria ka kërkuar të shpallet fajtor.

Ndërsa, sot raportohet edhe për një rast tjetër të dhunës një familje, ku një qytetar, gjithashtu i Ferizajit, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Sipas Policisë, burri kishte kryer aktin teksa ishte në gjendje të dehur ndërsa gruaja ka pranuar trajtim mjekësor.

“Ferizaj 11.12.2018 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar i cili në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gruan e tij viktimën femër K-shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK’së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e Policisë.


www.foxshop-ks.com