Kultura dhe Teatri ne Ferizaj

Kultura:

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, Komuna e Ferizajt ka pasur 7 Biblioteka Publike me 60.565 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 30.913 libra, derisa degët në Guackë, Komogllavë, Talinoc të Muhaxherëve, Nerodime, Babush dhe Shtërpcë kanë pasur 29.525 libra, por pas luftës bibliotekat dhe koleksionet e librave duke përfshirë edhe ndërtesat dhe inventarin kanë qenë shkatërruar. Për pasojë, kjo komunë tash ka vetëm 5 biblioteka me gjithësejt 26.352 libra. Dy bibliotekat në Nerodime dhe Babush dhe 34.213 libra kanë qenë shkatërruar.

Teatri:
Ferizaj ka edhe Teatrin Profesional “Adriana Abdullahu”. Veprimtaria teatrore zë fill që nga viti 1943, ku sipas shënimeve themelues i teatrit mendohet të ketë qenë Hasan Dyngjeri. Deri më sot jan dhënë afro 143 Premiera teatrore.

 

Wikipedia: Komuna e Ferizajt


www.foxshop-ks.com