Kryeministri i Kosovest, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.
Me këtë rast, Haradinaj foli haptazi lidhur me çështjen e dialogut dhe marrëdhënien e Kosovës më përfaqësuesit e BE-së.
“Nga BE-ja i kemi dy kërkesa dhe të cilat janë shumë legjitime, pra të kthehet dialogu në situatë normale se ka dalë nga kontrolli apo normalitetit dhe normalizimi i vizave, të dyja janë në proces edhe kjo e liberalizimit të vizave nuk është se ne kemi dëshirë shpejtë të dëshpërojmë veten, nuk është një vendim jo, është një proces po shkojmë tutje por nuk ndërlidhet me taksën, pra është kontratë e ndarë që ka pas Kosova me BE-në, është e drejtë e qytetarëve të vendit, poashtu si palë kontraktuese e kemi kryer punën tonë.Unë besoj se do të kemi liberalizim, jo fort larg të paktën jo nga ato që ka thëne komisionieri Hahn në Prishtinë, po synojmë që ta marrin para Vitit të Ri dhe mendoj se është e drejtë e jona. Taksa sipas meje dhe sipas të gjithëve që kuptojnë këto procese, hiqet kur njihet Kosova, kemi një interes nga Serbia është interes i yni njohja për shkak se i plotëson proceset tona integruese dhe perspektivën tonë sido që të jetë edhe Serbia ka interes për diçka, e që është tregu i Kosovës”, ka thëne Haradinaj.
Tutje kryeministri Haradinaj tha se nëse Serbia është e gatshme, sot merren vesh dhe sot hiqet taksa.
“Për atë po punojmë intesivisht edhe pse nuk është vetëm kjo temë, ka shumë tema. E nëse duhet i presim sa të duhet. Zonja Mogherini është e ngarkuar me dialogun por ky dialog nuk po sjell më rezultate. I ka arritur fazat e normalizimit të paqes në rajon dhe në stabilitet e normalizim dhe presioni im ka qenë i sinqertë. E çmojë atë shumë si njeri dhe si zyrtarë por pozicioni ynë është shumë i qartë, mos na rrezikoni më tutje, normalizoni dialogun se po rrezikoni gjitha të arritura te BE-së dhe Amerikës në Ballkan, për stabilizimin e rajonit. Këtu hyjnë më pas edhe dinamikat e tjera, dialogu i deritanishëm nuk i ka dhënë Kosovës produktet e duhura. Nëse shihni agjendën dhe e shihni se çfarë ka ndodhur me Serbinë dhe Kosovën është për të ardhur keq, ka sene të hupta. Ky është një ndryshim substancial, pra Kosova nuk duhet më të jetë në mëshirë, sepse ka vendimet dhe punët e veta do t’i paraqes vetë. Kjo puna e taksës jo që nuk do të hiqet por do të jetë qëndrim i Kosovës, deri në njohje, pavarësisht se kush është ministër apo kryeministër. Është absurde me i kërku Kosovës me e heq”, ka shtuar Haradinaj.
Tutje Haradinaj tha se letra e ardhur nuk ka qenë vetëm nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, por edhe nga komisionari Joahnes Hahn. Ai gjithashtu tha se letra është ripërsëritur edhe njëherë për arsye teknike.
“Ku kanë kërkuar eksplicit heqjen e taksës e kam shfrytëzuar rastin kur e kam kthyer letrën që të shpreh shqetësimin për devijimin e dialogut dhe vështirësinë që i solli rajonit pikërisht ky devijim i dialogut dhe kuptohet ajo ka reaguar edhe njëherë me një letër dhe jo vetëm përfaqësuesja e lartë, zonja Mogherini e cila i shprehi disa pikëpamje në këtë letër ku ndër të tjera flet për dialogun në tërësi dhe letrën ndoshta mundemi me publiku por duhet t’i pyesim a janë dakord se nuk është në rregull, ajo flet për dialogun për delegacion dhe aty nuk bën pjesë vetëm qeveria, sepse është dialog nacional dhe ndër të tjera flet për marrëveshjen që ka përgatit Kosova, pra draft-Marrëveshjen që e paraqita sot në mbledhjen e Qeverisë”, ka shtuar Haradinaj.
“Dialogu ka një burim ose bazë ligjore prej ku është nis, është një angazhim më i lartë i instancave dhe delegimit të BE-së, pra nuk është vonë që dialogu të kthehet në fazën normale, sepse nëse jo atëherë vetëm vonohemi. Unë mendoj se përvoja tashmë ka treguar se nuk mjafton vetëm përfaqësimi i lartë i BE-së, për këtë kam kërkuar edhe Amerikën në dialog, jo pse ia kam inati Mogherinit për gjithçka, por sepse kërkon një rol aktiv të Quin-it dhe të Amerikës . Pra në këto situata ku jemi dhe po them edhe njëherë që nuk është mirë që investimi i BE-së të mos dalë në dritë. Në të kaluarën dialogu është udhëheq nga presidenti dhe kemi pas dialogun teknik, kjo është një situatë e re para disa ditëve është votuar delegacioni dhe pozicioni i qeverisë është më i mbështetë institucionet e Kosovës në dialog, atëherë të Presidentit, Parlamenti dhe në këtë rast të delegacionit.Detyra jonë është t’i furnizojmë ata me materie, edhe pse figurativisht ia lamë punën delegacionit, prapa do të vazhdojmë të punojmë dhe ndërtojmë një kontratë që delegacioni i Kosovës e absorbon atë në platformë këtë materie më së miri, por nuk mund ta garantojmë se sa mirë do të bëhet delegacioni apo presidenti. Presidenti është institucion i veçantë, njësoj si Parlamenti”, ka shtuar Haradinaj.