Pas këngës shumë të suksesshme bashkë dhe pasi u bënë prindër të vajzës Hana, Mozzik dhe Loredana kanë realizuar edhe një projekt bashkë.
“Romeo&Julieta” quhet kënga e re cila do të publikohet gjatë vitit 2019.
Ka qenë Mozziku ai që e ka publikuar një video në Instagram me anë të cilës na zbuloi pak nga kënga e re.
Nëse nuk e dini, të dy do të performojnë sonte në Ferizaj në qytetin e tyre të lindjes, pas një kohe të gjatë pa koncerte.