Situata e renduar nga moti i keq me borë e ngrica, ka bllokuar lëvizjen e mjeteve në Rrugën e Kombit.
Gjatë paradites së të enjtes automjetet nuk kanë qarkulluar në të dy drejtimet e rrugës.
Shkak për bllokimin e rrugës është bërë mungesa e pastrimit të borës dhe akullit nga borëpastrueset, transmeton tch.
Rruga e Kombit, edhe gjate ditës së djeshme u bllokua për disa orë për të njëjtat arsye.