auto download15479204731 560x416 - Ja pse disa njerëzve nuk iu nxihen mushkëritë edhe pse pinë rregullisht cigare

Konsumi mi i vazhdueshëm i cigares sjell dëme shëndetësore tek të gjithë ne, sidomos tek mushkëritë.

Por ka persona të caktuar të cilët edhe pse konsumojnë rregullisht cigare mushkëritë e tyre nuk nxihen, për këtë çështje kanë dhënë shpjegim ekspertët anglezë.

Analizat mbi 50 mijë njerëz kanë treguar se bëhet fjalë për një mutacion në ADN-në e disa njerëzve, që përmirëson funksionimin e mushkërive dhe maskon impaktin fatal të duhanit.

Këshilli për Kërkime Mjekësore mendon se këto zbulime do bëjnë të mundur gjetjen e një ilaçi të ri që do përmirësojë funksionimin e mushkërinjve.

Megjithatë ata thonë se opsioni më i mirë është që të mos tymosni duhan.

Një tjetër zbulim, që ka nevojë për konfirmim të mëtejshëm, është që ata që tymosin duhan kanë pjesë të kodit gjenetik më të ndryshëm. Kjo do të thotë se truri i tyre mund të bëhet lehtësisht më i varur ndaj nikotinës.


www.foxshop-ks.com