Shembje të gurëve ka pasur në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Basri Shabani.
Shabani tha se ka pas shembje ku një gurë ka bllokuar njërin aks rrugor.
“Po, mbrëmë ka pas shembje, ka rënë një gurë në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit, kompania përgjegjëse e ka larguar gurin dhe pas kësaj është hapur rruga për kalim”.