Një qytetar ka dërguar fotografi që dëshmojnë se flamuri maqedonas është vendosur te produktet serbe.
Sipas qytetarit, fotografitë janë bërë në një supermarket në Ferizaj.
Në fotot dërguar shihen produktet dhe etiketa e tyre ku shkruan se ato janë të prodhuara në Serbi e flamuri që është vendosur është i Maqedonisë.
Këto janë fotot e dërguara nga qytetari:
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala me 26 dhjetor të vitit 2018 kishte nënshkruar udhëzimin administrativ që detyron dyqanet në Kosovë të vendosin flamuj nëpër rafte, përfshirë edhe atë të Kosovës, për të treguar origjinën e produkteve.