Një person pa shenja jete është dërguar dje në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gërlicë, të Ferizajt, rreth orë 10:35 të mëngjesit.
Siç raporton Policia e Kosovës, viktima ishte punëtor i një kompanie.
Me vendim të prokurorit, trupi i personit pa jetë është dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rasti është inicuar dhe hetimet për të po vazhdojnë.