Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 12:30, është arrestuar i dyshuari (moshë e mitur), i cili ka shtëne me armë-revole në drejtim të viktimës duke e qëlluar për vdekje në kokë.
Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatua mjeku kujdestar.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit.
I dyshuari fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është arrestuar nga policia me ç’rastë është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Është konfiskuar një revole e cila dyshohet se është përdorur në raste kal 7.65mm, me një karikator dhe tre fishekë.
Trupi i pa jetë i viktimës me vendimin e prokurorit, është dërguar për obduksion në IML ,kurse i dyshuari është dërguar 24 orë në qendrën e mbajtjes.