Kampioni në fuqi Drita i bën “konak” Ferizajt që udhëton në Gjilan për të kërkuar vazhdimësinë formës së mirë të pranverës, me ç’rast ka regjistruar tri fitore në katër duele të luajtura.
Për të arritur këtë objektiv ekipi i Bylbyl Sokolit duhet ti bëj llogaritë pa mbrojtësin Viktor Kuka, i cili është i pezulluar për këtë sfidë për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë (4).
Ndërkohë në kampin bardhekaltër pritet të mungojë anësori Përparim Livoreka, i cili u lëndua në duelin e mesjavës ndaj Ballkanit në Therandë (1-2) dhe sulmuesi tjetër Xhevdet Shabani që është po ashtu në dyshim për shkak të një problemi muskula.
Por, lajm i mirë për trajnerin Ardian Nuhiu është rikthimi i qendërmbrojtësit Fidan Gërbeshi nga suspendimi prej tri ndeshje që kishte marrë që nga ndeshja derbi ndaj Gjilanit.
Edhe skuadra e Dritës ka realizuar tre fitore në katër përballjet e pranverës, ndaj së bashku me Ferizajn janë ndër ekipet më në formë këtë pjesë të garave.
Ardian Nuhiu mund të startojë te Drita me këtë përbërje: Kirev, Osmani, Gërbeshi, Limani, Leci, B.Shabani, Shaqiri, Krasniqi, Neziraj, Haxhimusa, Nwabueze.
Ndërsa Bylbyl Sokoli mund të hedh në fushë këtë formacion: Blakçori, Shoshi, B.Shabani, Mone, Demiri, Dautaj, Shala, E.Shabani, Dr.Gashi, Hamiti, Du.Gashi.
Ndeshjen do ta gjykojnë Fatmir Tahiri, Imran Kabashi dhe Arton Latifi, ndërkohë Arben Halilaj do të jetë gjqytarë i katërt.