Rita Ora është duke qëndruar në Kosovë për një mision bamirës në bashkëpunim me UNICEF. Këngëtarja është e shoqëruar nga prindërit e saj, Besnik dhe Vera Ora.
Rita tashmë ka nisur misionin dhe këtë e ka bërë të ditur gjatë ditës, nëna e saj e cila e publikoi një fotografi me të. Artistja me prejardhje shqiptare, qëndroi sot në Ferizaj, ku edhe drekoi në njërin restorant atje. Ujëvara Resort, ka publikuar një imazh të Ritës nën shoqërinë e sigurimit duke shkruar: “Rita Ora sot në resorin tonë”.