65874657 2391321524247002 2281810107392065536 o 560x416 - Asfaltohen dy rrugë në Lloshkobare

Sezoni i investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore po vijon me ritme të larta. Qytetarët e Ferizajt çdo ditë po prekin investimet e qeverisjes lokale me qëllim përmirësimin e jetës së tyre. I tillë ishte edhe sot, asfaltimi i rrugës së “Pejës” dhe “Bazamenti” në fshatin Lloshkobare. Punimet që po zhvillohen në këtë zonë dhe cilësinë e tyre doli t’i shoh nga afër drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi. Ai tha se ky projekt po zhvillohet në kuadër të përmbylljes së projekteve infrastrukturore në territorin e Ferizajt.

“Në kuadër të përmbylljes së projekteve infrastrukturore, sot jemi në fshatin Lloshkobare ku po bëjmë asfaltimin e shtresës së parë në dy rrugë, rrugën “Bazamenti” dhe “e Pejës”. Bëhet fjalë për një projekt rreth 220 mijë euro dhe gjatësi në total rreth 3.5 kilometra. Dihet që një pjesë të këtij projekti ne vetëm e kemi përfunduar gjatë vitit të kaluar kurse gjatë këtij viti do të përfundohen sot këto dy rrugë dhe ditëve në vijim pritet të përfundohet edhe rruga kryesore e fshatit, gjegjësisht asfaltimi i shtresës së dytë si dhe trotuari që do të mundësoj lëvizjen më të lehtë të qytetarëve të kësaj zone dhe veçanërisht fëmijëve që frekuentojnë shkollën e fshatit” tha drejtori Bytyqi.


www.foxshop-ks.com