60880204 2730575553626404 4736157387595972608 n 780x4391 560x416 - Po privatizohet, Ferizaj në duar të investitorëve nga Kosova dhe Anglia

Shumë klube të futbollit të Kosovës janë në pronësi të kuvendeve komunale.

Një prej tyre është edhe klubi futbollistik i Ferizajit, i cili deri më tani është financuar nga buxheti i komunës.

Por, duket se kësaj do t’i vjen fundi dhe se ferizajasit nga dita e nesërme do të jenë në duar të investitorëve të huaj dhe vendor.

65883689 2812721608745131 8677552100932059136 n1 1 - Po privatizohet, Ferizaj në duar të investitorëve nga Kosova dhe Anglia

Kështu shkruan së paku në njoftimin e klubit të bërë përmes rrjeteve sociale teksa tregohet se në ekip do të investojnë edhe disa anglezë.

“Nesër (07.07.2019) në ora 18:00, në Hotel “Emerald” organizohet ceremonia e nënshkrimit të privatizimit të Klubit Futbollistik “Ferizaj”, nga investitorë anglez dhe vendor”, thuhet në njoftimin e KF Ferizajit.

Ndryshe, Ferizaji ka ruajtur statusin e të qenit ekip i Superligës së Kosovës në futboll.


www.foxshop-ks.com