Me përqindje të kalueshmërisë në Testin e Maturës Shtetërore afër 96%, Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” dëshmon se është një nga shkollat elite të Republikës së Kosovës. 540 nxënës kanë kaluar Testin e Maturës në afatin e qershorit duke u regjistruar në universitetet më të mira të vendit e disa prej tyre në universitetet më prestigjoze të botës.
Nxënësve tonë iu dëshirojmë rezultate të jashtëzakonshme në garën e tyre të gjatë të diturisë! Është njoftuar kështu në faqen zyrtare të Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” – Faqja Zyrtare.