5 81 560x347 - Përse nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj kombinimi mjaltë-kanellë

Mjekësia e kohëve moderne ka përparuar shumë dhe një numër i lartë sëmundjesh sot janë të shërueshme nëse diagnostifikohen në fillimet e tyre, por nuk duhet harruar që mjekësia popullore dhe recetat natyrale kanë ndihmuar njerëzit në kohët më të hershme për të qëndruar të shëndetshëm dhe për tu mbrojtur nga sëmundjet.
Një kombinim magjik është ai i mjaltit me kanellën i cili ndihmon në luftimin e një vargu sëmundjesh, të cilat i keni të renditura më poshtë:

Sëmundet e zemrës: Bëni kombinimin e mjaltit me gjysmë luge çaji kanellë, qulli duhet të konsumohet çdo mëngjes. Ky kombinim ul kolesterolin, parandalon sulmin në zemër dhe forcon zemrën.

Artriti: Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të konsumojnë çdo ditë një pije të bërë nga një gotë me ujë të nxehtë, dy lugë mjaltë dhe një lugë çaji kanellë. Pija konsumohet dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Pezmatimi i fshikëzës: Kjo sëmundje mjaftë e pakëndshme mund të shërohet me 2 lugë kanellë dhe një lugë mjaltë të tretur në ujë të ngrohtë – (sigurohuni që gota të jetë e xhamit). Ky kombinim shkatërron mikrobet në fshikëz.

Kolesteroli: Kjo pije përbëhet nga dy lugë mjaltë dhe tri lugë kanellë të shtuar në gjysmë litër ujë. Kjo përzierje është e dobishme për ata që vuajnë nga kolesteroli i lartë.

Ftohja: Shëroni ftohjen me një lugë gjelle mjaltë dhe një majë luge kanellë. Përdoreni këtë kombinim për tre ditë – dhe përveçse do ju shërojë nga kjo sëmundje e bezdisshme, gjithashtu pastron sinusët.

Kanceri: Hulumtimet e fundit në Japoni dhe Amerikë kanë treguar se edhe format më të vështira të kancerit mund të shërohen. Njerëzit që vuajnë nga kanceri duhet të konsumojnë një lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji kanellë tri herë në ditë.


www.foxshop-ks.com