Klubi i volejbollit Ferizaj ka befasuar të gjithë, me përforcim spektakolar, duke angazhuar volejbollistin më të mirë në Kosovë, Bardhyl Hajdarajn nga Peja.
“Bardhyl Hajdaraj – më i miri i Kosovës në Ferizaj.
Volejbollisti më i mirë i Kosovës, Bardhyl Hajdaraj është transferimi i radhës i Ferizajt.
Bardhyl Hajdaraj njihet si lojtar mjaft i suksesshëm në volejbollin kosovar dhe njëri ndër shtyllat kryesore të ekipeve me të cilat ka fituar shumë tituj të kampionit.
Duke pasur parasysh përvojën dhe cilësitë e tij prej një korrektori të jashtëzakonshëm, do ta ndihmoj klubin në arritjen e sukseseve të radhës.
Me kërkesë të trajnerit Arlind Ibrahimi që ta ketë në klub edhe lojtarin më të mirë të Kosovës, Ferizaj arrin ta zyrtarizoj transferimin e radhës, por jo të fundit!”, bëhet e ditur nga KV Ferizaj, anëtar i ri i elitës së volejbollit të Kosovës.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.