Është rikthyer në temë aktuale çështja e stadiumit nacional të Kosovës.
Fillimisht vendi ku do ndërtohej ky impiant ishte Bërnica, atëbotë prezent në caktimin e vendit ishte edhe legjenda e Futbollit, Fadil Vokrri, shkruan Indeksonline.
Lumir Abdixhiku, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, mbrëmë në një emision televiziv, kishte thënë se stadiumi në fjalë do të ndërtohet në Bërnicë.
Derisa po zhvillohet ky debat, mendim për këtë çështje ka dhënë edhe trajneri i njohur kosovar Agron Selmani.
Ish-‘timonieri’ i Ferizajt ka thënë se stadiumi nacional duhet të ndërtohet në Ferizaj, dhe se për këtë ka dhënë disa arsye.
Ja postimi i plotë i Selmanit: