apel 800x4481 560x416 - Komuna e Ferizajt apelon te qytetarët kërkoni kartonin e Kryqit të Kuq për personat nga Shqipëria para se të ofroni strehim

Në qytetin e Ferizajt kanë filluar të vijnë shumë bashkëkombas nga Shqipëria dhe sipas informatave nga zyrtarët e komunës së Ferizajt ka filluar edhe abuzimi me solidaritetin e strehimit duke u evidentuar edhe familje që kanë kërkuar strehim e që nuk janë prekur nga termeti, raporton Gazeta Metro

Qytetarët dhe bizneset e qytetit të Ferizajt kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për strehim të bashkëkombasve nga zonat e prekura nga termeti që goditi Shqipërinë, por komuna apelon te këta persona që mos të ofrojnë strehim pa e bërë verifikimn e të strehuarve.

Përmes një komunikate për media komuna e Ferizajt përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës apelon tek qytetarët dhe bizneset që po ofrojnë strehim të kërkojnë verifikimin e të strehuarve duke ua kërkua kartonin nga Kryqi i Kuq që lëshohet në kufi, sepse kanë filluar edhe abuzimet me solidaritetin duke kërkuar strehim edhe personat që nuk janë të prekur nga tragjedia e termetit.

“Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, apelon tek të gjithë qytetarët vullnetmirë dhe bizneset ferizajase që kanë hapur dyert e shtëpisë për strehimin e bashkëkombasve nga Shqipëria, që të bëjnë verifikimin e të strehuarve, duke u mbështetur në dokumentacionet që lëshohen në kufi, siç është kartoni nga Kryqi i Kuq, për faktin se është evidentuar strehimi i banorëve që nuk janë të prekura nga tërmeti, gjegjësisht shtetas të Republikës së Shqipërisë që kanë abuzuar me solidaritetin e strehimin e ofruar nga familjet ferizajase.Vullneti i qytetarëve ferizajas, që u shpreh me një solidaritet të pashoq për disa ditë me radhë, arriti që të grumbulloj mijëra pako ushqimore e veshmbathje, si dhe strehim të banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri” thuhet në komunikatë.


www.foxshop-ks.com