Arriti donacioni zviceran nga Frutigen, Meiringen & Interlaken për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj
Është bërë e ditur se pasditen e djeshme në Ferizaj arriti donacioni zviceran nga Frutigen, Meiringen & Interlaken për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.
Kujtojmë se ky donacion i cili po njëllojë u realizua me dy autoambulanca vitin që shkoi, është rezultat i një bashkëpunimi të qëndrueshëm që ka Komuna e Ferizajt, përkatësisht kryetari i Komunës, Agim Aliu me donatorin, me ç’rast ka rezultuar me dhurimin e këtyre automjeteve të ndihmës së shpejt, me pajisje mjekësore e pajisje përcjellëse, të nevojshme e me ndikim në rritjen e efikasitetit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.
Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë:
Pasditen e djeshme, në Ferizaj arriti donacioni zviceran nga FMI (Frutigen, Meiringen & Interlaken) për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Ky donacion i cili po njëlloj u realizua me dy autoambulanca vitin që shkoi, është rezultat i një bashkëpunimi të qëndrueshëm që ka Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës, Agim Aliu me donatorin, me ç’rast ka rezultuar me dhurimin e këtyre automjeteve të ndihmës së shpejt, me pajisje mjekësore e pajisje përcjellëse, të nevojshme e me ndikim në rritjen e efikasitetit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.
Dorëzimin e këtij donacioni e bënë përfaqësuesit e FMI-së, Adrian Berchtold dhe Xhyli Bajrami, kurse për ta pranuar këtë donacion, doli drejtorja e QKMF-së, Nadire Imeri bashkë me stafin e institucionit që drejton, e cila tha se donacione të tilla, por edhe ato të mëparshmet janë dëshmi e një pune efikase të QKMF-së, partneritetit serioz e të qëndrueshëm që ka Komuna e Ferizajt me donatorin që kanë rezultuar me ngritjen edhe më të madhe të efikasitetit të punës së QKMF-së në shërbim të pacientëve.
Me këto donacione të siguruara nga Komuna e Ferizajt, përmbushen në masë të konsiderueshme nevojat e infrastrukturës për reagim të shpejt në ndihmë pacientëve, që e bënë të rëndësisë vitale këtë donacion për jetën e pacientëve dhe lehtësinë e ofrimit të shërbimit mjekësor nga stafi shëndetësor.