Janë të arsyeshme shqetësimet e disa qytetarëve në Ferizaj, se nëse bëhet ditë pushimi të dielave edhe për sallonet e ondulimit e sallonet e bukurisë, atëherë ku do t’i rregullojnë nuset dhe gratë apo vajzat e tyre!
Këtë dilemë e ka hequr anëtari i Kuvendit Komunal të Ferizajt, Amir Rexhepi!
Anëtari i Kuvendit komunal i heq të gjitha dilemat dhe tregon se cilat nga kategoritë do të lejohen që të punojnë edhe të dielave. Kështu që ferizajasit, tani do të kenë një brengë më pak, mund të martohen edhe të dielave.
E kontaktuam anëtarin e Kuvendit Komunal, i cili e propozoi këtë rregullore.
I kontaktuari ka kërkuar që nga kjo rregullore të përjashtohen gastronomia, floktaria, barnatoret, tregu i veturave, qendrat rekreative, sportive. “Në këtë rregullore këto veprimtari nuk përfshihen, pra, punojnë”, tha Rexhepi për gazetën kombëtare “Bota sot”.