Drita, Gjilani dhe Ferizaj janë gjobitur me nga njëmijë euro nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Drita është gjobitur për shkak të lëshimeve organizative gjatë derbit fundjavën e kaluar në Superligën e Kosovës kundër Gjilanit, ku ka pasur hedhje të shisheve në fushë nga ana e tifozërisë së Dritës. Drita e fitoi ndeshjen me 2:0.
Gjilani ndërkohë është gjobitur për sjellje jo korrekte të tifozëve, për hedhje gjësendeve, përfshirë edhe te një shishe qelqi. Ferizaj po ashtu është gjobitur për lëshime organizative në barazimin 1:1 në ndeshjen me Feronikelin.