Qeveria e Kosovës ka vendosur që hyrje-daljet në komunën e Klinës dhe të Vitisë të ndalohen.
Në mbledhjen e sotme është ndërprerë me efekt të menjëhershëm edhe transporti ndërurban në Kosovë, transmeton KOHA.
Mbyllja e kufijve tokësorë që hyjnë në Kosovë, nuk vlen për qytetarët kosovarë.
Kurse nga 16 marsi do të ketë pezullim të përkohshëm i të gjitha linjave në aeroport, përveç atyre ushtarake dhe medicinale.