Pas raportimeve në disa medie, përkatësisht portale informative, se në Ferizaj ka raste të dyshuara me CoronaVirus e lokalizuar kjo në fshatin Pleshinë, me verifikimin e profesionistëve shëndetësor, rekomandimin e Shtabit Emergjent dhe Ekipit Profesional të krijuar rishtazi për përballimin e kësaj situate,
NJOFTOJMË
– qytetarët dhe gjithë opinionin publik se ky lajm është tërësisht i pavërtetë, mbështetet mbi baza krejtësisht të paqëndrueshme e jo profesionale.
Personat e theksuar, të dyshuar me Corona Virus, nga fshati Pleshinë, gëzojnë shëndet të mirë, kanë kaluar kohën e inkubimit, rrjedhimisht nuk kanë shfaqur asnjë simptomë të prekjes nga CoronaVirus-i.
Madje të gjitha rastet tjera me dyshime janë testuar e kanë rezultuar negative. Pra, CoronaVirus-i nuk ka prekuar asnjë ferizajas.
Kërkojmë nga qytetarët që të ruajnë qetësinë, mos të bien pre e lajmeve të rreme si dhe të zbatojnë udhëzimet e profesionistëve shëndetësor.
Kujdes Po, panik Jo!