Vullnetmirët po ndihmojnë vazhdimisht profesionistët shëndetësor e të angazhuarit në përballimin e menaxhimin e situatës me COVID-19 në Ferizaj.
Me këtë rast edhe Ferizajasja Shpresa Beqiri dhuroi 100 maska për Komunën e Ferizajt.
Këtë donacion e pranoi drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, i cili falënderoi zonjën Beqiri për përkushtimin,gadishmërinë për të ndihmuar familjet në këtë situatë pandemie.
Njoftimi i plotë:
Vullnetmirët po ndihmojnë vazhdimisht profesionistët shëndetësor e të angazhuarit në përballimin e menaxhimin e situatës me COVID-19 në Ferizaj. E tillë është edhe zonja Shpresa Beqiri e cila sot dhuroi 100 maska të punuara nga vet ajo, për punonjësit e angazhuar në Komunën e Ferizajt.
Donacionin e pranoi drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, i cili falënderoi zonjën Beqiri për përkushtimin, ndjeshmërinë që të ndihmoj në këtë situatë përmes këtij donacioni.
Shembuj të tillë meritojnë vlerësimin e mirënjohjen e gjithësecilit!