Labinot Tahiri nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai të kandidojë për të parin e Ferizajt në të ardhmen.
“Ajo është padyshim që qytetarët e kërkojnë një gjë të tillë dhe nëse unë do jem nesër kandidat i tillë, pa dyshim do të jem një person që do ta fitojë atë titull prej qytetarëve sepse kisha me e menaxhua më mirë se sa Agim Aliu e shumë të tjerë kryetar që kanë qenë të Ferizajt. Sepse të gjithë banorët e Ferizajt e din që unë bëj shumë punë më të mëdha se sa disa punë që i bën komuna në aspektin në të mirën e qytetarëve”, theksoi Tahiri.
Ai ka shprehur edhe kritikat e tij në drejtim të udhëheqjes komunale të Ferizajt, pasi që sipas tij, kreu Agim Aliu, por edhe udhëheqësit e tjerë nuk kanë treguar bashkëpunim me të dhe çështjen e bamirësisë e kanë kthyer në çështje politike.
Sipas tij, nuk duhet të ngatërrohet në asnjë mënyrë humanizmi me politikën.
“Unë e kam mendua me e bërë një gjë të tillë, por në fillim kam filluar vetë para një muaji përmes rrjetit tim social dhe kemi kaluar mirë. Por me sa e di unë kjo gjë organizohet përmes komunës e unë përmes komunës nuk organizoj asnjë gjë për arsye se s’jam mirënjohës prej kryetarit dhe gjithë kabinetit. Duke e ditur shembull që kam dërguar 2 mijë maska me kërkesën e tyre në Ferizaj dhe pastaj kur kam shkuar më kanë thënë jo s’kemi nevojë. Kjo ka qenë para një muaji kur s’ka pas as ministria maska dhe ka qenë qyteti im i parë që kam dhuruar dhe kështu që s’kanë qenë mirënjohës. Do me thënë e kanë përzier politikën me humanizëm. Unë s’dua të kem asnjë kontakt rreth kësaj kohe me komunën sepse për mua nuk vlen më shumë politika dhe frika se a po vjen Labi kryetar apo deputet, por vlen më shumë humanizmi ashtu siç e kanë shqiptarët. Por për atë pikë të muzikës mundem edhe vetë me vazhdua kështu përmes rrjetit tim social”, theksoi Tahiri për lajmi.net.
Ai po ashtu ka kërkuar nga të gjithë banorët e Komunës së Ferizajt që të jenë sa më të kujdesshëm gjatë kohës së pandemisë me COVID-19 dhe kërkoi nga ata që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, të jenë të durueshëm dhe të tregojnë edhe më shumë kujdes rreth higjienës së tyre.
Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë 598 persona të prekur me koronavirus, 123 të shëruar dhe 18 të vdekur.