Nga Komuna e Ferizajt bëjnë të ditur se kanë dalë 35 raste të reja me Covid-19.
“35 raste të reja me COVID-19 në Ferizaj dhe 1 i shëruar. Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 35 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj dhe 1 të shëruar!”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, Kosova ka konfirmuar në total 3,178 raste me coronavirus.