Labinot Tahiri edhe një herë ka treguar zemërgjerësinë.
Pas krizës ekonomike nga pandemia Covid-19 shumë biznese u goditën rëndë financiarisht, dhe për këtë këngëtari i njohur ka marr një vendim.
Ai ka vendosur që të iu bëjë marketing pa para bizneseve në mënyrë që të iu ndihmojë në rimëkëmbje.
Labi u shpreh që pas vendimit që dasmat dhe ahengjet e tjera të mbahen më së shumti 50 persona dhe ai nuk ka punë, dëshiron t’i ndihmojë ata që të kenë punë.
Ish-deputeti tha se idea i lindi vët pasiqë ka shumë që i bëjnë me para, por ai deshi t’i bëjë pa para si ndihmë pas krizës nga pandemisë.
Më poshtë statusi i tij i plotë:
Pêrshëndetje!
Jam nje djal nga Ferizaj dhe shërbetorë i kësaj toke dhe i njerezeve tanë!
E di qe deshperimi i juaj është teper i madh ku biznese humbni mijera euro e puntor te cilet duhet ti largoni.
Kam vendos, që në faqet e mia te rrjeteve sociale të ju bej REKLAM bisneseve pa as nje pare vetem me ju ndihmua pasiqe unë nuk kam punë dua bile ju te keni punë.
Fillimisht ka me fillua nga Ferizaj sot edhe me tutje dhe ju dergoni reklamat e juaj unë ua publikoj.
ZOTI JU NDIHMOFTË
Idea me lindi vet pasiqe ka shume qe veq me pare i bejnë unë deshta pa pare si kujtim i PANDEMISË QÊ JU SHKATRROJ KREJT PANDEMIA DHE SHTETI, e sidomos neve me ka 50 persona ne mbremje ku as ne VARRIM nuk shkojn me pak se 500 veta!
LABI-FKSH