Qyteti i Ferizajt është vërshuar mbrëmë nga qytetarët, të cilët kanë zgjedhur që orët e vona t’i kalojnë jashtë shtëpive të tyre.
Shëtitje pa maska dhe pa e mbajtur distancën sociale, gjithçka dukej sikur para pandemisë.
Ndonëse në rrugë kishte edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, këtyre të fundit duket se nuk u bënte përshtypje shkelja e masave kundër koronavirusit nga ana e qytetarëve.
Në pamjet që i ka dërguar një sinjalizues i Gazetës Sinjali, shihet se shumë qytetarë pa maska u kalojnë policëve “para hundës”, por, edhe vetë zyrtarët policorë ishin fokusuar të bënin xhiro nëpër qytet.
Ndryshe, për mosrespektim të masave kundër COVID-19, dje deri në orën 19:00 në të gjithë Kosovën, policia ka gjobitur 610 qytetarë.