Në Spitalin e Ferizajt janë të hospitalizuar 19 pacientë. Prej tyre 15 janë të infektuar me COVID-19, e 4 kanë rezultuar negativë në testin për coronavirus.
Drejtori i Spitalit, Jeton Zeqiri, tha për KALLXO.com se 17 prej këtyre pacientëve janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.
Tutje, ai ka njoftuar se tashmë në Ferizaj janë vetëm dy infermierë të infektuar me COVID-19
Sot në Ferizaj janë shënuar katër raste të reja me COVID-19.
Kujtojmë se komuna e Ferizajt ka qenë ndër komunat me më së shumti të infektuar me coronavirus, ku përveç qytetarëve një numër i konsiderueshëm i rasteve pozitive kanë qenë mjekë e zyrtarë komunalë.