Këngëtarja Fjolla Morina pas u ndalua nga policia ditën e sotme është transportuar në spitalin e Kukësit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, pasi ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
Kujtojmë së këngëtarja kosovare Fjolla Morina është vënë në pranga nga policia kufitare në Morinë, pasi gjatë një kontrolli është gjetur një armë zjarri tip pistoletë dhe 23 fishekë, si dhe një pistoletë në dukje e dyshuar lodër cakmak.
Këngëtarja 34- vjecare po udhëtonte edhe me dy persona të tjerë, të cilët kanë rënë në prangat e policisë. Pistoleta tip “Zoraki”, me 23 fishekë u gjet në çantën e dorës, ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë tip cakmak.