Mbrëmë, Inspektorati i Komunës, bashkë me Njësinë kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore të Policisë së Kosovës, në aksionin që nisi ditë më parë e vijoi edhe mbrëmë, me dyshimin e arsyeshëm për ushtrimin e veprimtarive devijante, mungesën e dokumentacionin përkatës, mosplotësimin e kushteve higjieno-teknike, mbyllën 2 lokale në rrugën “Qamil Ilazi”, 3 lokale në “Shën Tereza”, dhe 3 lokale me nga një në rrugët “Remzi Hoxha”, “Rexhep Bislimi”, “Hamëz Jashari”.
Inspektorati i Komunës me mbështetjen si asnjëherë më parë të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, janë të vendosur në vendosjen e rregullit, ligjshmërisë në çdo cep të Ferizajt, me kontrollet e rregullta inspektuese.