Një punëtor i një pompe derivatesh në Slivovë të Ferizajt është grabitur të premten, njofton Policia e Kosovës.
Sipas PK-së, një person “i maskuar dhe i armatosur me një armë të shkurtë, nën kërcënimin e armës ia kishte grabitur viktimës një shumë të parave në vlerë prej 600 eurove dhe dy telefona celular”.
Pas veprës, i dyshuari ka ikur në këmbë në drejtim të panjohur.
Ende nuk ka të arrestuar, njofton Policia në raportin 24-orësh.