auto zjarr 01485368823 750x406 1 560x406 - Një përson vdes në Ferizaj, pasi një shtëpi përfshihet nga zjarri

Një person i moshës 66 vjeç, ka vdekur nga asfeksia, pasi shtëpia e tij në Komoglavë e Ferizajt ishte përfshirë nga zjarri.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në orën 07:15 minuta.

“Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë ndalur në vendin e ngjarjes duke intervenuar dhe lokalizuar zjarrin, ku nga një dhomë e cila nuk ishte kapluar nga zjarri kishin nxjerrë një person mashkull,66 vjeçar ,i cili ka jetuar i vetëm në shtëpi”.

“Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, pas kontrollimit mjekësor të viktimës,është konstatuar se i njëjti kishte nderuar jetë si pasojë e asfiksisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga cigaret pa fikura të hedhura nëpër tepihë.

Nga dëshmitarët dhe fqinjët jemi informuar se viktima kishte jetuar i vetëm dhe kishte pasur edhe probleme shëndetësore ku edhe para dy muajve kishte ndodhur rast i njëjtë i zjarrit, por falë fqinjëve të cilët kishin intervenuar me kohë duke e fikur zjarrin dhe shpëtuar viktimën.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.


www.foxshop-ks.com