1 antique clocks elena elisseeva 560x416 - Sahatçiu i vjetër i Ferizajt

Janë afro 60 vjet që e bën punën e njëjtë të cilën e kishte mësuar nga një i afërm i tij.

Ky është Ramadan Isaki me origjinë nga Dragashi, të cilit shumë vjet më parë Ferizaj iu bë vendi ku do të krijonte familjen e do të hapte biznesin në qendër të këtij qyteti.

Në këtë hapësirë të vogël, të stërmbushur me orë të vjetra, Isaki bën koleksionimin e orëve të vjetra dhe riparimin e shumë prej tyre, transmeton Koha.

Isaki thotë se këtë lloj zanati ka dëshirë ta pasojë edhe te gjeneratat e reja, edhe pse të njëjtën shpeshherë e bën djali i tij, Bediri, i cili që nga vegjëlia kishte mësuar të riparonte orët, por që tani i takon një profesioni krejtësisht ndryshe.

Pjesë e koleksionit të tij janë edhe monedhat e vjetra, megjithatë ato që bien më së shumti në sy janë orët e xhepit që dikur ishin pjesë e secilit kostum të të moshuarve.

Sipas orëndreqësit, orët e vjetra kanë mekanizëm më të vështirë sesa ato digjitale.

Po të qëndrosh për pak minuta brenda kësaj hapësire, është e pamundur të mos vëresh edhe cicërimat e zogjve për të cilat kujdeset Isaki.

Sahatçiu thotë se shoqërimi i tyre ka qenë inspirim për punë.

Meraklinjtë e orëve në këtë qytet thonë se sa herë që ju duhen riparime apo bateri të reja drejtohen tek Isaki.

https://youtu.be/yTmRYYM18w8


www.foxshop-ks.com