w 40 560x416 - Ndërtohen nënstacionet e reja të rrymës në Ferizaj e Malishevë

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Ilir M.Shala dhe kryeshefi ekzekutiv i KEDS Energy Alper Erbas, nënshkruan Marrëveshjet e kyçjes, konform Metodologjisë së Taksave të Kyçjes, për nënstacionet e reja: – NS 220/10(20) kV – Malisheva dhe  – NS 110/10 (20) kV – Ferizaj 3.

Këto projekte brenda afateve të caktuara, do të fillojnë së ndërtuari.

Me ndërtimin e këtyre nënstacioneve, do të përmirësohet cilësia e furnizimit me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e këtyre rajoneve si dhe është parakusht për zhvillim më të qendrueshëm ekonomik.

Me këtë rast Shala përgëzoj ekipet për angazhimin dhe punën e bërë profesionale!


www.foxshop-ks.com