w 43 560x416 - Një muaj paraburgim për armëmbajtje dhe kanosje

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit E.R. shtetas i Kosovës, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe kanosje.

Gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda Hysnie Gashi, pas seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se E.R. ka kanosur me armë I.T. pas një mosmarrëveshje me të pandehurin, andaj ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri do të asgjësojë provat e veprës penale apo të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarët dhe të dëmtuarin.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.


www.foxshop-ks.com