Në mëngjesin e së martës një person pa shenja jete është gjetur në Ferizaj, njofton Insajderi.
Polica e Kosovës kanë njoftuar se është duke u hetuar vdekja e të ndjerit.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se në lokacionin e caktuar viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.