w 11 560x416 - Haradinaj-Stublla viziton familjen Krasniqi në Ferizaj për ngushëllime

Ministrja e punëve të jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla , i ka bërë një vizitë për ngushëllim familjens Krasniqi në Ferizaj, që humbën djemtë e tyre në një aksident tragjik në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryediplomatja përmes një postimi në Facebook e cila ka shkruar se kjo javë ishte e trishtë për mërgatën tonë.

Ajo ka shprehur shprehur gadishmërinë dhe solidaritetin e plotë të Qeverisë së Kosovës që t’u qëndrojnë afër familjes në përballjen me këtë tragjedi të rëndë.

Postimi i plotë:

Javë e trishtë për mërgatën tonë!

Isha sot për ngushëllime në familjen Krasniqi të Rahovicës së Ferizajit, bashkë me kryetarin e degës së AAKsë në Ferizaj, Zv.Ministrin e Infrastrukturës z.Xhavit Zariqi për t’u shprehur solidaritetin dhe gadishmërinë e plotë timen dhe të Qeverisë së Kosovës që t’u qëndrojmë afër familjes në përballjen me këtë tragjedi të rëndë


www.foxshop-ks.com