Policia e Kosovës është duke zhvilluar një mega aksion në të gjitha komunat e Kosovës.
IndeksOnline mëson nga burimet e saj në PK se në komunën e Ferizajt janë mbyllur tre restaurante të natës.
Po ashtu, mësohet se në komunën e Lipjanit Policia e Kosovës ka mbyllur lokalin “Princesha”.
Aksioni është duke vazhduar ende anë e kënd Kosovës dhe pritet mbyllja edhe e një numri të madh të lokaleve të tjera.
IndeksOnline do ju mbaj të informuar për këtë aksion.