auto Capture16063952551 560x416 - Hajdaraj: Kampion e shoh Ferizajn edhe në vitin 2021

Ferizaj, kampion në fuqi, udhëheq kreun e tabelës në Superligë dhe po ashtu javën e kaluar fituan edhe Kupën e Kosovës në volejboll (meshkujt). 
Ferizajasit po sundojnë në elitë dhe janë të frikshëm për secilin rival.
Volejbollisti më i mirë në Kosovë, Bardhyl Hajdaraj, është alfa dhe omega e ekipit. Hajdaraj është mjeshtër i lojës dhe në çdo ndeshje e bën diferencën.

auto 316063952581 - Hajdaraj: Kampion e shoh Ferizajn edhe në vitin 2021

“Unë me të ardhur në Ferizaj në vitin 2019 e kam parë Ferizajn kampion në vitin 2020 dhe kështu ka ndodhur edhe në kampionat edhe në Kupë.

auto 126069493 10159128403239728 4297894267245795899 o16063952601 - Hajdaraj: Kampion e shoh Ferizajn edhe në vitin 2021

Një ekip kampion edhe me kampion brenda nuk mund t’i tejkaloj parashikimet por vetëm t’i përmbush detyrat e dhëna dhe t’i fitoj të gjitha trofetë e mundshme, gjë që është pritur edhe kemi qenë ekip për t’u mundur nga dita e parë e kampionatit”, thotë Hajdaraj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Hajdaraj tha se është vështirë hëpërhë që të ceken edhe ekipet që do t’i bëjnë problem në vazhdim të kampionatit.

“Përkundër vështirësive gjatë rrugës së titullit, Ferizaj prapë është lider edhe pas hapit të gabuar dhe ditës jo të mirë që e patëm në Gjilan. Është e vështirë edhe të ceken ekipet që do të na bëjnë probleme deri në fund sepse të gjitha ekipet janë pak a shume me cilësi të njëjta e duke i shtuar këtu faktin që secila mund të përforcohet me 2 të huaj dhe me huazime vendore, me bënë të jem edhe më konfuz!

Peja, Theranda, Drita mund të bëhen të rrezikshme deri në momentin që Ferizaj të mendon për përforcime dhe ta djegë lojën prapë”, nënvizon Hajdaraj.

Koha e pandemisë si në çdo klub dhe sport tjetër, ka sjell telashe të mëdha.

“Vështirësitë në kohë pandemie nuk kanë qenë më evidente në asnjë ekip sikur në ekipin e Ferizajt sepse ne kemi qenë të rregullt në stërvitje edhe kemi punu jashtëzakonisht mirë dhe kjo situatë na ka çrregulluar shumë dhe na ka detyruar të jemi prezent në salla vetëm gjatë ndeshjeve.

Gjë kjo që e ul ritmin e zbret përformancën edhe lë shumë për të dëshiruar në përformancat tona individuale. Kuptohet që është plus vetëm për skuadrat që nuk kanë punuar shumë edhe në njëfarë mënyre e kanë shfrytëzuar mospunën e Ferizajt për t’u afru me cilësi por kurrë për ta rrëzuar nga fronti”, thotë Hajdaraj.

Cilat janë synimet? “Synimet e mija dihen: T’i mbledh titujt kolektiv si çdoherë, pastaj vijnë titujt individual të munguar vitin e fundit, dihen rrethanat e shkaqet. Të jem një lider për skuadrën time edhe shembull për bashkëlojtaret e mi më të rinj.

Të jem pika e referencës e klubit edhe shtylla rreth të cilit ndërtohet një klub i pamposhtur”, përgjigjet Hajdaraj. Ferizaj është lideri me 18 pikë pas shtatë jave, ka një pikë më shumë se Drita nga Gjilani, që zë vendin e dytë.


www.foxshop-ks.com