w 8 560x416 - AUV-i me aksion në Ferizaj, bizneseve u jep vetëm vërejtje për mosrespektim të masave anti-COVID

Dhjetëra inspektorë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë bërë inspektime në biznese të gastronomisë në qytetin e Ferizajt.

Ky aksion ka rezultuar me shqiptimin e disa vërejtjeve ndaj bizneseve që nuk i kanë respektuar masat. Por zyrtarët e saj kanë paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Deri tash në këtë komunë janë kryer mbi 1800 inspektime dhe janë shqiptuar 168 gjoba për personat fizikë, 113 për persona juridikë dhe janë mbyllur 29 lokale.

Ky aksion nuk ka hasur në kundërshtim të pronarëve të bizneseve.

Inspektorja sanitare Qëndresa Nikqi, ka thënë se vazhdimisht e kanë edhe përkrahjen e Policisë së Kosovës sa herë që kanë aktivitete të tilla.

Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës kanë kërkuar nga qytetarët dhe bizneset që t’i respektojnë masat.


www.foxshop-ks.com