Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy burra në Ferizaj pasi të njëjtëve u është gjetur më shumë se 25 gram marihuanë, shkruan Gazeta inFokus.
Sipas policisë pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr.Driton Islami, Ferizaj 17.12.2020, 19:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë një kontrolle në veturën e tyre është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar e llojit marihuanë me peshë rreth 25.95 gram. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.