Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike.
Në njoftim thuhet se me urdhëresë nga kryetari Agim Aliu, nga sot e deri më 15 janar, ndalohet përdorimi.
“Nga dita e sotme e deri më 15 Janar 2021, ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, përkatësisht në zona të banuara, rrugë, sheshe, tregje. Për zbatimin e kësaj urdhërese do të përkujdeset Inspektorati i Komunës. Përjashtim nga kjo urdhëresë, bën data 31 Dhjetor 2020 përkatësisht orari nga ora 23:00 deri në 00:30 të datës 1 Janar 2021”, thuhet në njoftim.