Një vajzë në Ferizaj është sulmuar seksualisht nga një burrë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 17:25, ndërsa vajza ka arritur të largohet pa pësuar lëndime.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar seksualisht nga një mashkull.Viktima ka arritur që të largohet dhe se nuk ka pësuar lëndime. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.