Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasditës së sotme në Ferizaj janë të tmerrshme dhe se uron të mos ketë viktima.
Ai ka vizituar të lënduarit, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë të gjithëve.
“Të tmerrshme, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasdites së sotme në njërin nga restorantet në kompleksin “Village” në Ferizaj. Ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët tjerë dolën menjëherë në vendngjarje. Uroj të mos shënohet asnjë viktimë e gjithashtu gjatë vizitës që i bëra, i urova shërim të shpejt gjithë të lënduarve. Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm që me përpjekje mbinjerëzore po japin gjithçka nga vetja për ta mbrojtur shëndetin e të lënduarve”, ka shkruar Aliu në Facebook.