Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se janë vënë në kontakt me Presidencën e Turqisë për lehtësimin e trajtimit të pacientëve të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, nëse do të jetë nevoja që ata dërgohen në Turqi.
Ai për këtë ka falënderuar shefit në detyrë të tij, Enver Hoxhajt.
“Solidarë me Ferizajn e ferizajasit në rastin e sotëm u shprehën krerë institucionesh e forcash politike, të cilët i falënderoj përzemërsisht në emër të ferizajasve, Ministrinë e Shëndetësisë veçanërisht e patjetër falënderoj Kryetarin në detyrë, Enver Hoxhaj, përpjekjet e të cilit referuar kontakteve e miqësive të tij diplomatike, kanë mbërritur deri në Presidencën Turke, që të lehtësohet trajtimi eventual jashtë vendit i të lënduarve në gjendje më të rëndë, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë”.
Aktualisht ata që janë lënduar më rëndë po trajtohen në QKUK, ndërsa ata që kanë lëndime më të lehta po trajtohen në Spitalin e Ferizajt.