w 19 560x410 - AAK i propozon kandidimin për deputet, kryetarit të degës në Ferizaj, Xhavit Zariqit

Aleanca për Ardhmërine e Kosovës, (AAK), i ka propozuar, kryetarit të degës në Ferizaj, Xhavit Zariqit, kandidimin për deputet.

Lajmin e ka bërë të ditur, vet Xhavit Zariqi, përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Kam nderin dhe kënaqësinë e vecantë t’ju informoj, se AAK dega në Ferizaj, më kanë propozuar për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Falenderoj kryetarin z.Haradinaj dhe kolegët për besimin e dhënë”, ka shkruar Zariqi.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju informoj, se AAK dega Ferizaj më kanë propozuar për “Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”. Falenderoj Kryetarin z.Haradinaj dhe kolegët për besimin e dhënë.

Andaj, të nderuar qytetarë kërkoj besimin dhe përkrahjen tuaj, në mënyrë që të ju përfaqësoj denjësisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku do të qëndroj besnik ndaj juve dhe gjithmonë do ta mbrojë interesin e të mirës së përgjithshme të vendit tonë. Suksese të gjithëve drejtë punëve dhe sfidave të mëdha që na presin.

Ju jam mirënjohës dhe falënderues!

Kryetar i AAK-së dega në Ferizaj,

Xhavit ZARIQI.


www.foxshop-ks.com